Teatri Kombëtar Eksperimental çel sezonin me shfaqje për fëmijë - Ora News

Ora News Lajme 2015-09-27

Views 15

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Me dy shfaqje për fëmijë, Teatri Kombëtar Eksperimental ?Kujtim Spahivogli? ka çelur sezonin e ri artistik.
Tashmë është kthyer në një traditë për këtë teatër që dyert të hapën ditën e parë me 2 shfaqje për publikun e vogël, fillimisht me një udhëtim fantastik nëpër epoka të ndryshme me shfaqjen ?Makina e Kohës? dhe me aventurën e personazheve të shfaqjes ?Poli dhe Tropiku?.
Por këtë vit, dyert e teatrit eksperimental për sezonin e ri, i ka hapur në mënyrë simbolike, duke mirëpritur dhjetëra fëmijë e të rritur, një nga figurat më të njohura të skenës teatrore, aktorja e mirënjohur Tinka Kurti.
Përgjatë sezonit të ri turistik, Teatri Kombëtar Eksperimental do të sjellë një sërë premierash për publikun, jo vetëm për artëdashësin kryeqytetas por edhe në rrethe.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/kultura/teatri-kombetar-eksperimental-cel-sezonin-me-shfaqje-per-femije/

Share This Video


Download

  
Report form