Si të ndiqni nga afër Serbi-Shqipëri? Merrni ballkon me qera në Elbasan

Report TV 2015-09-27

Views 2

Beteja për të ndjekur nga afër ndeshjen Shqipëri-Serbi nuk bëhet vetëm për biletat në ?Elbasan Arena?, por edhe një vend në ballkonet e pallateve përreth tij.Ashtu siç pritej, interesi për këtë ndeshje është shumë i madh, aq sa nuk do të mjaftonin dhe 4 stadiume për të plotësuar të gjitha kërkesat. Por në Elbasan ka dhe një zgjidhje tjetër për ata që nuk mund të sigurojnë një biletë për këtë ndeshje.

Banorët e pallateve përreth ?Elbasan Arena?-s tregojnë se nuk kanë qenë të paktë tifozët që kanë kërkuar një ?biletë? për të ndjekur ndeshjen e fundit të Kombëtares shqiptare, atë ndaj Portugalisë. Ata shprehen se sportdashësit kanë ardhur nga e gjithë Shqipëria, por edhe nga Kosova e Maqedonia, të cilët kanë paguar deri në 30 euro për të ndjekur ndeshjen nga ballkoni i pallatit.

Akoma edhe më mirë ndeshja mund të ndiqet nga tarraca e pallateve. Pamja aty është ?tribuna e ëndërruar nga çdo tifoz?. Por deri aty nuk mund të ngjitet askush, pasi pak ora para ndeshjes tarracat e pallateve bllokohen nga forcat e policisë që monitorojnë situatën.

Për ndeshjen ndaj Serbisë, prej kohësh po punohet për një plan të detajuar masash në mënyrë që të mos ketë incidente.

Droni i famshëm i ngritur në Serbi ka barë që Federata Shqiptare e Futbollit të bashkëpunojë me Policinë e Shtetit dhe Shërbimin Informativ Shtetëror. Pjesë e shqetësimeve të tyre janë bërë edhe 4 pallatet me pamje nga stadiumi. Për shmangien e çdo rreziku që mund të vijë nga këto ballkone mësohet se policia mund të zbatojë dy plane. Mbikëqyrja e rreptë e këtyre objekteve deri në përfundim të ndeshjes ose boshatisja e tyre përpara fillimit të saj. Tashmë mbetet për t?u parë...

Share This Video


Download

  
Report form