Gjatë konferencës me gazetarët lidhur me operacionin anti-informalitet ministri i financave Cani bëri edhe njëherë një apel për të gjithë bizneset të rregjistrojnë mallrat deri më 31 dhjetor 2015 në mënyrë që ti hiqet penaliteti.Në një analizë të operacionit kundër informalitetit që po vijon në të gjithë vendin Cani konfirmoi se janë gjetur me shkelje
10 % e bizneseve deri më tani kur nuk është kontrolluar ende gjysma.Ministri theksoi edhe njwherw se nuk do tw ketw rritje taksash
Në fjalën e tij ministri po bën një analizë për operacionin anti informaltet i cili po vijon edhe në ditët e pushimit.Cani tha se qeveria po përpiqet ti vijë në ndihmë bizneseve të vogla dhe prandaj janë lajmëruar të gjithë për operacionin.Ai ritheksoi se gjoba për këdo që nuk deklaron pagën reale do të jetë 500 mijë lekë.
Eurobondi, jemi ende për ta emetuar nëse do jenë kushtet e mira
Cani tha se ne po vazhdojmë me variantin A për të dalë në treg për të marrë hua. Është bërë njoftimi për Shqipërinë, që ka dalë në treg. ?Në 28 shtator për 4 ditë do të jemi në tregjet kryesore europianë, e kemi ndarë mendjen që do jetë eurobondi në euro. Ende nuk mund t?ju them a do ta marrim apo jo. Nëse do gjykojmë se norma e interesit dhe kushtet do të jenë të përshtatshme do ta marrim. Nuk jemi në presion se i kemi paratë për të paguar eurobondin e vjetër që maturohet në nëntor. Jemi te varianti A që të mos ndërhyjmë në kredidhënie në tregun e brendshëm?.
Skanimi, do bëhen rregullime
Cani tha se marrëveshja është se pagesa për marrëveshjen e skanimit të kontenjerëve, që sapo ka hyrë në fuqi, është 22 euro për deklaratë pavarësisht nëse kryhet apo jo shërbimi i skanimit, se përndryshe do i binte mbi 120 euro të paguanin ata që u skanohet malli. Dy nga skanerat janë lëvizës. Ai pranoi që po bëhen rregullime, që bizneset të mos paguajnë dy herë, dhe këtë të mërkurë do e kalojë Këshilli Ministrave, për ta çuar në Kuvend me shpejtësi.
Lidhur me sigurinë e skanimit për mallrat ushqimore, Cani tha se nga të gjitha kontrollet nuk ka asnjë risk.
FMN dhe taksat
Hiqeni nga mendja, tha Cani. Nuk ka rritje të taksave. Kjo është diskutuar edhe me FMN-në.