Gjykata e Laçit ka lënë në burg Enrik Mamlin i cili akuzohet si i përfshirë në përplasen me armë zjarri të ndodhur pak 3 ditë më parë në Mamurras. Nën masa të forta sigurie 28 vjeçari ka mbërritur në Gjykatë i veshur me antiplumb dhe me maskë. Ndërkohë pritet të jepet masa e sigurisë edhe për dy të arrestuarit e tjerë, Taulant Berberi dhe Dorjan Mamli të cilët ndodhen në Spitalin e Traumës në kryeqytet.
Tre ditë më parë pjesëtaret e familjes Mamli dhe Tafa shokuan qytetarët e Mamurrasit teksa në qendër të qytetit u përplasën në një konflikt me armë zjarri për prishjen e pazareve të prosituticionit në Itali.
Nga ngjarja mbetën të plagosur Arjan Tafa, Idriz Tafa, Besim Gjetanin dhe Altin Coku mbetën të plagosur dhe Naim Tafa humbi jetën. Për këtë ngjarje në kërkim ndodhen edhe tre persona të tjerë, Tom Mamli, Paulin Mamli dhe Gentjan Elezi.