Gjyqtarët në ethet e garës për KLD, s’presin reformën në drejtësi

Report TV 2015-09-26

Views 1

Këshilli i Lartë i Drejtësisë i cili ende nuk ka zgjedhur nënkreytarin është mbërthyer nga ethet e garës për zëvëndësimin e 4 anëtarëve që janë në ditët e fundit të mandatit në këtë post. Gara për të zëvëndësuar 4 anëtarë në këtë këshill korespondon dhe me një pritshmëri të bërë publike nga qeveria shqiptare për miratimin e reformës në drejtësi, reform e cila do të rikonfiguronte dhe vetë KLD-n, për të cilën janë propozuar disa variante.

Por paçka reformës e cila pritet të marrë OK e politikës, prej më shumë se një muaji 410 gjyqtarët në të gjithë shqipërinë janë përfshirë në një fushatë e cila po zhvillohet jashtë vëmendjes së opinionit publik.

I vetmi material publik deri më tani për garën e hapur dhe publikimin e ditës së zgjedhjes së anëtarëve të rinj është ky që shihni në këtë faksimile, me anë të cilit njoftohet nga konferenca gjyqësore mbarimi i mandatit të katër anëtarëve ekzistues Dritan Hallunaj, Ilir Mustafaj, Flamur Kapllani dhe Tritan Hamitaj.

Por si do zëvëndësohen këta anëtarë?

Burime për shqiptarja.com kanë siguruar emrat e 5 kandidatëve të cilët kanë nisur fushtatën për promovimin e platformave të tyre, ndërsa zyrtarisht pritet që konferenca gjyqësore të bëj publik listën e kandidatëve 5 ditë para garës e cila mbahet më 26 tetor 2015.

Mes tyre janë Petrit Çomo aktualish zv.kreytar në Gjykatën e Tiranës, Gerdi Hoxha kreu i Shoqatës së Gjyqtarëve, Blerina Muçi, Brunilda Kadi dhe Neritan Cena.
Po ashtu burime nga konferenca sqaruan se deri më 21 tetor nurmi i garuesve pritet të jetë mbi 20 gjyqtarë, por kjo si një formulë që përdoret nga konkurentët real për shpërndarjen e votave se sa për një garë drejt KLD-s.

Gjatë kësaj konference që pritet të mbahet në tetor do të zëvëndësohet dhe stafi drejtues i vetë konferencës gjyqësore e cila deri më sot drejtohet nga kreu i gjykatës së lartë Xhezahir Zaganjori.

Share This Video


Download

  
Report form