Doda lë PD-në: Më largoi Paloka për Doshin, rithemelim partisë

Report TV 2015-09-26

Views 0

TIRANE - Pas 25 vitesh krah te djathtes deputetja Mesila Doda largohet nga Partia Demokratike. Përmes një letre të hapur të cilën e ka postuar në profilin zyrtar të saj në Facebook, deputetja Doda thotë se largohet me keqardhje nga partia të cilën e bashkëthemeloi me të djathtët 25 vite më parë.

Pavarësisht se ?de juro? nuk pati një përjashtim të saj nga PD-ja, Doda thotë se është përjashtuar ?de facto? nga kreu i grupit parlamentar Edi Paloka, menjëherë pasi deputetja, ndryshe nga grupi i saj, votoi në Kuvend për heqjen e imunitetit të deputetëve Tom Doshi e Mark Frroku te cilet u vune para drejtesise. Këtë përjashtim Doda e ka ndjerë edhe gjatë zgjedhjeve lokale të 21 qershorit ku Paloka nuk e përfshiu në fushatën e Tiranës, shtuar këtu humbjen e doktor Halimit, të cilin e cilëson si mikun e saj, ku fajëson drejtuesit më të lartë të PD-së për rezultatin në garën e tij elektrorale me Erion Veliajn.

Në sytë e Dodës tashmë në PD mbretëron klientelizimi, ndërsa humbja e zgjedhjeve sipas saj nuk u analizua kurrë. ?Ndryshoni qasje ose do rithemelojmë të djathtën që e dërrmuat JU?, - thotë Doda.

Tashmë Doda deklaron largimin nga PD. Ndërsa mësohet se do të jetë pjesë e PDIU, force politike me te cilen kohet e fundit eshte bashkuar ne disa nisma, sic eshte edhe hartimi i draftit te perbashket me Shpetim Idrizin per hapjen e dosjeve. Por edhe ne Kuvend, Doda nuk ka ngurruar te shfaqe hapur "simpatine" per PDIU-ne teksa ne disa seanca eshte pare te ulet krah Idrizit. Nese do te bashkohet me PDIU-ne, Doda do te ishte nje vote me shume ne Kuvend per mazhorancen.

Deputetja ?rebele? e së djathtës thotë se në 2 vitet e fundit ka thënë të vërteta të hidhura të papranueshme për shumëkënd.

Më përjashtuan nga fushata në Tiranë, Halim Kosova mori kosto në vota. PD nuk respektoi vlerat
Deputetja Doda shprehet se në PD nuk është gjetur hapësira për mbrojtjen e vlerave të së djathtës. Madje ajo shkon dhe më tej teksa shprehet se dhe në luftën ndaj Korrupsionit nuk ka angazhime konkrete, por recitime.

Duke folur mbi zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë Tiranë, Doda shprehet se përjashtimi I saj nga fushata ka sjellë një ndikim negative dhe në votën për Halim Kosovën. Fillimisht Doda u vendos koordinatore e njësisë 1 në PD Tiran,. Por për shkak se më 26 mars Doda vendosi të mos I bindet vendimit të Grupit të PD për të mos marr pjesë në votimin për imunitetin e Tom Doshit dhe Mark Frrokut. Pavarësisht se Doda votoi pro kërkesës për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e dy deputetëve, ajo u përjashtua nga fushata. Për këtë pikë Doda në letrën e saj nënvizon se u përjashtua me një veprim personal të vetëm kryetarit të grupit Edi Paloka.

Share This Video


Download

  
Report form