LSDM sot publikoi shumë të mëdha parash të cilat VMRO-DPMNE dhe lideri i saj Nikolla Gruevski kanë harxhuar vetëm për 10 ditë të fushatës kundër Zoran Zaevit. Sipas llogarive, partia e Gruevskit ka harxhuar nga 100 mijë euro për çdo ditë të propagandë kundër Zaevit në 5 mediume dhe bilborde në mbarë vendin.
"Rreth 100 mijë euro në ditë për spote dhe propagandë kundër Zoran Zaevit. Gruevski dhe VMRO-DPMNE, TV Sitel-it, dhe Kanal 5 i kanë paguar ose duhet t'i paguajnë rreth 60 mijë euro në ditë. Rreth 10 mijë euro në ditë për Tv Alfa. Rreth 800 euro në ditë për nxirjen e Zaevit në Dnevnik dhe Utrinski Vesnik. Rreth 30 mijë euro në diët për bilbordet nëpër shtet kundër kryetarit të LSDM", u shpreh Petre Shilegov, zëdhënës i LSDM.
Pas këtyre shumave marramendëse, LSDM pyet kryeministrin Gruevski për burimin e këtyre milionave duke ngritur shumë dilema.
"Pyesim liderin e VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevskin prej nga partia e tij disponon miliona euro? Apo ndoshta Nikolla Greuvski përmes qeverisë, me para shtetërore financon nxirjen e kundërshtarit politik Zoran Zaev? Apo ndoshta kompani private janë të detyruar që të paguajnë propaganda kundër liderit të opozitës Zaev?", pyeti Petre Shilegov, zëdhënës i LSDM.
Pas publikimit të këtyre skandaleve, LSDM pret që organet kompetente të hulumtojnë pretendimet për skandale kriminale korruptive e në veçanti të hulumtojnë punën financiare të partisë së Gruevskit. Gjyltene Rexhallari