Një aksident rrugor më pasojë vdekjen e një kalimtari është rregjistruar në aksin rrugor Levan-Fratar, në rrethin e Fierit
Automjeti tip Opel Corsa me targa D2605B që drejtohej nga një shtetas italian është përlasur në afërsi të kthesës së Cakranit me një mjet tip furgon me targa AA 413D që drejtohej nga shtetasi Sokol Goxhaj.
Si pësoje përplasjes mjeti fugon ka devijuar nga rruga duke shtypur një të moshuar që po kalonte me gomar në anë të rrugës.
Viktima është identifikuar si shtetasi, Veli Kociaj 60 vjeç, ndërsa mësohet se kanë mbetur të plagosur edhe dy shtetas të tjere pasagjerë në furgon.
Të plagosurit janë dërguar me urgjence në spitalin e Fierit ku ndodhen në kujdesin e bluzave të bardha.
Dyshohet se shkak i aksidentit të ketë qënë shpejtësia tej normave te lejuara e mjetit që drejtohej nga shtetasi italian.