Raporti i KE: Papunësia dhe varfëria problem kryesor për Maqedoninë

alsatmtv 2015-09-24

Views 1

Papunësia dhe varfëria mbeten problem kryesor për Maqedoninë, bëhet e ditur në raportin e progresit të Komisionit Europian. Me këtë rast konstatohet se përkundër faktit që kishte përmirësime në numrat zyrtar lidhur me papunësinë, megjithatë kjo ka të bëjë para së gjithash me rritjen e punës me orar të shkurtuar, profesionet e vetëpunësimit, si dhe me rritjen e punësimeve në sektorin publik.

?Papunësia afatgjate, papunësia e lartë te njerëzit e rinj, pjesëmarrja e ulët e grave në tregun e punës dhe niveli i lartë i punësimit joformal mbeten sfida kryesore. Kapaciteti i partnerëve social duhet të jetë i përforcuar", thuhet në raport.

Brukseli, në mënyrë plotësuese, bën të ditur se masat në favor të personave me nevoja të posaçme dhe personave tjerë të përjashtuar në aspektin social janë të pamjaftueshme, njëjtë siç është e pamjaftueshme edhe lufta kundër diskriminimit të romëve. Konsensusi vendor për politikën themelore ekonomike në masë të madhe është i qëndrueshëm, ndonëse Parlamenti e miratoi buxhetin për vitin 2013 nën rrethana kundërthënëse, shkruan Komisioni Evropian në raportin. Përderisa politika monetare e siguroi mbështetjen kryesore për stabilitetin makroekonomik, u dobësua disiplina fiskale. Në lidhje me politikën tatimore, Komisioni konstaton se është shënuar përparim i konsiderueshëm.

'Nevojiten përpjekje plotësuese për harmonizimin e tatimeve direkte dhe indirekte me legjislaturën evropiane, si dhe të arrihet dhe mirëmbahet përpunimi me kohë për kthimin e TVSH-së në kuadër të afateve ligjore. Lufta kundër mashtrimeve tatimore dhe fshehjes së tatimit dhe përpjekjet për të luftuar ekonominë e zezë duhet përforcuar në mënyrë plotësuese'.

Në raport më tek thuhet se në fazë të hershme janë përgatitjet për kontroll financiar.

'Reforma në administratën publike duhet përforcuar në mënyrë plotësuese. Nevojiten përpjekje të konsiderueshme për të mbrojtur pavarësinë e Entit shtetëror për revizion në Kushtetutë dhe të sigurohet kapacitet administrativ për mbrojtjen e interesave financiare të BE-së'.

Në pjesën e politikës transparente ka një përparim të konsiderueshëm, por megjithatë si problem theksohet fakti që ishte ndërprerë procesi i liberalizimit në komunikacionin hekurudhor. Është arritur përparim i caktuar në sferën e energjetikës, veçanërisht lidhur me efikasitetin energjetik dhe kornizën rregullatore për energji elektrike dhe tregun e gazit natyror. Natasha Stojanovska

Share This Video


Download

  
Report form