ELBASAN - Mungesa e fondeve ka shkaktuar degradimin e teatrit "Skampa" në Elbasan. Tkurrja e aktiviteteve artistike ka bërë që skena e këtij teatri të mos frekuentohet nga aktorët si zakonisht, por duket sikur ajo tashmë i përket minjëve. Një mi kalon i "pashqetësuar" nga prania e njerëzve mes përmes skenës, gjatë kohës kur po zhvillohej një konferencë shtypi lidhur me festivalin ndërkombëtar të teatrove. Ndërkohë, mungesa e fondeve është ngritur si shqetësimi më i madh në këtë konferencë, nga Drejtori i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove, Adonis Filipi. Ai thotë se prej 4 vitesh festivali nuk e ka patur mbështetjen e miunistrisë së kulturës.
Edicioni I 15-të i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove pritet të nisë në mes të muajit tetor, ndërsa këtë sezon do të vijë nën sloganin " Arkitektura e Ndjesisë".