Pritje në BFI dhe mesazhe tolerance nga liderët

alsatmtv 2015-09-24

Views 3

Me rastin e festës së Ramazan Bajramit, krerë të lartë shtetërorë, partish dhe institucionesh dërguan mesazhe për tolerancë dhe begati, edhe pse shumë pak prej tyre morën mundimit të shkonin në selinë e BFI. Presidenti Gjeorge Ivanov në mesazh, uronte besimtarët që ta kalojnë festën në frymën e traditës së besimit dhe të mbushur me lumturi dhe gëzim.
"Duke uruar festën e madhe Ramazan Bajramit, festa e lutjes, madhërimit, dashurisë, humanizmit, durimit dhe përkushtimit, unë do të doja të theksojë kontributin e bashkësisë fetare islame në ndërtimin e bashkëpunimit mes të gjitha komuniteteve fetare në vend. Unë jam i bindur se aspirata jonë e përbashkët është një e ardhme me prosperitet dhe me mirëqenie e të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, si dhe forcimin e respektit reciprok dhe bashkëjetesës, si vlera kyçe të shoqërisë sonë". Georgi Ivanov, President i RM-së
Zv/kryeministri Musa Xhaferi ishte ndër të paktët që vizituan BFI-në, duke dërguar prej atje mesazhe urimi për këtë festë të madhe myslimane.
"Me rastin e ditës së bajramit ne ishim për vizitë te kryetari i BFi-së që tia urojëm festën e fitër Bajramit dhe më këtë rast t'ju urojmë gjithë besimtarëve të fesë islame, gëzuar ditën e fitër bajramit dhe u dëshirojmë që të kalojnë në një harmoni dhe qetësi familjare duke qenë solidarë me njëri tjetrin. Gëzuar", deklaroi Musa Xhaferi, Zëvendës kryeministër.
Ndërkaq, prej mbrëmë, telegrame urimi kanë dërguar edhe kryeministrin Nikolla Gruevski, ai i LSDM-së dhe krerët e partive shqiptare. Në urimet e tyre theksohet se tradita e kremtimit kanë qenë gjithmonë një rast për respekt të ndërsjellë dhe një kremtim të përbashkët të qytetarëve të vendit. Bojana Simonoviq

Share This Video


Download

  
Report form