Rama: Nesër prova kuptimplota se kush e lejoi trafikun e drogës

Report TV 2015-09-24

Views 1

TIRANE - Prova dhe fakte ka premtuar të japë kryeministri Edi Rama përballë lumit të akuzave të opozitës se qeveria është e lidhur me trafikun e drogës, e veçanërisht ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri të cilit demokratët i kërkojnë të dorëhiqet.

Përmes një njoftimi në profilet e tij zyrtare në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shqiptare thotë se të mërkurën në orën 11:00 do të flasë live në televizionet shqiptare për këto akuza. ?Të gjithë do të mund të shohin se kush e ka lejuar dhe kush e ka luftuar drogën në Shqipëri?, - shkruan kryeministri Edi Rama.


Reagimi i fortë paralajmërues i kryeministrit Edi Rama vjen pas akuzave thuajse të përditshme të opozitës, e cila përmes deklaratave nga deputetë të ndryshëm nga selia blu e akuzon qeverinë se jo vetëm është duke lejuar trafikun e drogës, por është edhe vetë e përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Share This Video


Download

  
Report form