Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Paketa e qeverisë kundër informalitetit të biznesit ka shkaktuar debate të ashpra në Kuvend. Kryeminsitri Edi Rama, tha se aksioni është i dakordësuar me ndërkombëtarët, duke hedhur poshtë kërkesën e opozitës për amnisti ndaj bizneseve. Shefi i qeverisë apeloi për vetëdeklarim të mallit nga bizneset, për të shpërtuar nga ndëshkimi i ligjit. Por paraardhësi i tij, Sali Berisha tha se aksioni i marrë nga qeveria është një luftë e hapur klasore ndaj biznesit, që do të sjellë pasoja të rënda për ekonominë shqiptare.
Edi Rama: ?Jo të mbyllin qepenat, por dhe po u mbyllën pas qepenave nuk kanë për t?ja dalë dot ta zmbrapsin këtë operacion. Kush do mbajë hapur sipërmarrjen e vet të vogël apo të madhe do paguajë 1 mijë detyrimet. Kush nuk do paguajë, do përballet me të gjitha masat ndëshkuese që parashikon paketa dhe kjo qeveri ka qenë, është dhe do të jetë kundër deri në frymën e fundit ndaj çdokujt që i bën të tjerët për budallenj dhe siç bëtë me energjinë vazhdoni të bëni dhe me informalitetin. Shkoni dhe asistoni evazorët që nuk paguajnë. Dilni nëpër protesta me ata që thonë ne nuk paguajmë?.
Sali Berisha: ? Dënoj me ashpërsinë më të madhe fushatën banditeske të ndërmarrë ndaj bizneseve e cila po mbyll çdo ditë në dhjetra dhe qindra biznese, e cila bazohet në diferencim klasor. Këto qëndrime armiqësore e klasiste ndaj biznesit kanë pasoja katastrofale për ekonominë shqiptare?
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/rama-kembengul-se-ska-amnisti-berisha-fushate-banditeske-ndaj-biznesit/