Është shtyrë sërish seanca gjyqësore ndaj 12 të arrestuarve gjatë operacionit të parë në Lazarat për asgjësimin e bimëve narkotike.
Shkak i shtyrjes së seancës të parashikuar për sot ka qenë mungesa e tre avokatëve mbrojtës.
Mes të pandehurve janë edhe Gate Mahmutaj dhe Arbion Aliko të cilët akuzohen se kanë qëlluar mbi policinë një vit më parë.
Ndërkohë që ky i fundit është nën akuzë edhe për vrasjen e efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha gjatë ndërhyrjes në fshatin e Lazaratit.