Vasili: LSI kërkon konsensus të gjerë për dekriminalizimin

Report TV 2015-09-22

Views 0

Lëvizja Socialiste për Integrim nuk shpreh preferencë për asnjë prej drafteve të dekriminalizimit të paraqitura nga PS-ja dhe PD-ja. LSI kërkon konsensus të gjerë mes palëve dhe që produkti të jetë konsensual.

Numri dy i LSI-së, Petrit Vasili, tha se kjo parti nuk ka refuzuar asnjë prej projekteve, por kërkon një zgjidhje të shpejtë konsensuale.

?LSI mbështet plotësisht një zgjidhje sa më të shpejtë të procesit të dekriminalizimit dhe do të japë kontributin dhe konstruktivitetin e saj për zgjidhjen përfundimtare të kësaj çështjeje e për të ecur më tej me reformën në drejtësi, si dhe çeljen e negociatave për anëtarësim në BE?, tha Vasili.

Ndërkohë PS-ja dhe PD-ja janë në negociata me njëra-tjetrën përmes përfaqësuesve të tyre, Ermonela Felaj dhe Oerd Bylykbashi.

Një qëndrimi i tillë publik nga LSI vjen në një kohë kur si Partia Demokratike ashtu edhe ajo Socialiste kanë propozuar nga një draft për dekriminalizimin. PD dhe PS kanë pasur përplasje duke refuzuar propozimet respektove.

Ndërkohë, një ditë më parë deputeti i PD-së dhe ish-ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi deklaroi prerë se opozita nuk do të japë konsensus për reformën në drejtësi pa miratuar më parë ligjin për dekriminalizimin mbi bazën e marrëveshjes së 24 dhjetorit 2014.

Share This Video


Download

  
Report form