ELBASAN ? Policia ka arrestuar me akuzën e ?korrupsionit pasiv? dhe ?shpërdorimit të detyrës? drejtorin e Ujësjellësit Elbasan, Altin Cenolli. Dyshohet se Cenolli ka kryer veprime abuzive në procesin e rikonstruksionit të rrjetit të ujësjellësit dhe instalimit të matësve të ujit, një prokurorim me vlerë 3 milionë euro.
Skema e mashtrimit
Cenolli ka krijuar një skemë mashtrimi në zbatimin e projektit për montimin e 28 mijë matësve të ujit në Elbasan, me një vlerë prej 3 milionë euro. Bashkia Elbasan, në cilësinë e autoritetit kontraktues ka lidhur kontratë me operatorin ekonomik ?xxxx? shpk, për montimin e 28.000 matësve të ujit. Në kundërshtim me këtë kontrata, me urdhër të Altin Cenollit, drejtorit të ujësjellës kanalizimit, matësit janë duke u montuar nga vetë punonjësit e drejtorisë së UKE dhe jo nga operatori fitues.
Sipas këtij informacioni, kostoja e montimit të matësit në rrjet është përllogaritur 120 euro matësi i ujit, ku përfshihet edhe kostoja e montimit prej 10 euro material mbështetës (në gjuhën teknike, bashkues, bërryl dhe saraçineskë). Për kryerjen e këtij zëri punimi, Altin Cenolli kërkon të marrë 80% të vlerës monetare të punës që do të kryejnë punëtorët e operatorit fitues, duke i lënë këtij të fundit 20% të vlerës monetare, pa kryer punë fare (me koste pune 0%).
Nga kjo skemë, 37-vjeçari do të përfitonte në fund të projektit 224 mijë euro, ndërsa 56 mijë euro do t?i shkonin firmës që fitoi tenderin për projektin.
Sipas informacionit, deri në muajin prill, janë montuar rreth 4.000 matës uji, kryesisht në lagjen ?5 Maji? Elbasan. Punimet për montimin e tyre i kanë kryer punëtorët e drejtorisë UKE. Po sipas këtij informacioni, rezulton se matësit e ujit, janë të një cilësie të dobët, të cilët nuk përmbushin parametrat e përcaktuara në dokumentacionin e tenderit, nuk figuron vendi i origjinës së prodhimit, nuk është e stampuar shenja ?CE? e Komunitetit Evropian.