Si një ish vullnetar në Afrikën Perëndimore dhe jo vetëm Ambasadori amerikan Donald Lu mes emocionesh ndau me pjesmarrës të aktivitetit vështirësitë e jetës së tij dhe pengesat e hasura gjatë saj.Në një fshat të largët të Afrikës Perëndimore ku i'u desh të përballej me largësinë nga familja dhe luftën për mbijetesë Lu shprehu vlerën dhe rëndësinë e një eksperience si vullnetar duke i bërë apel të gjithë të rinjve shqiptarë ta provojnë si eksperiencë
"Vullnetarizmi i mirfillte me ka ndryshuar jetën,Në gjimnaz kam qënë vullnetar në një shkollë të fëmijëve me aftësi të kufizuara,ku pashë dëshirën e tyre për të jetuar jetën pavarësisht kufizimeve fizike.Pasi mbarova shkollën e mesme edhe në fakultet isha vullnetar,Pas universitetit u bashkova me korpusin e paqes në Afrikën Perëndimore ku kam jetuar në një fshat pa energji elektrike pa ujë pa kanale shkarkuese dhe kjho ka qënë pjesa më e vështirë e jetës time larg familjes dhe jo vetëm"- tha Lu gjatë fjalës së tij në aktivitet të organizuar nga qendra rinore dhe ministria e Mirëqënies Sociale ku ka qënë i pranishëm edhe ministri Klosi
Ambasadori rrëfeu historinë e tij si pjesë e korpusit të paqes duke theksuar se të gjitha vështirësitë që hasi atje ishin një përvojë e mjaftueshme për vazhdimësinë e jetës dhe sfidat e saj
"Larg familjes larg vendit tim ishte pjesa më e vështirë ndërkohë perjetimi i kulturave te tjera të reja mësimi i tyre kanë që pervojat të cilat më kanë ndihmuar të mendoj se çdo gjë që beja do me ndihmonte gjatë rrugës së jetës rruge në të cilën do të takoja dhe gruan time të mrekullueshme"- u shpreh Lu duke shtuar në përfundim se do të ishte i lumtur dhe me kënaqësi do të kthehj në Shqipëri pas disa vitesh kur këto vajza pjesë e aktivitetit të jenë drejtuese të vendit se si do jetë Shqipëria dhe si do funksionojnë gjërat
Në aktivitetin "Girls leading our ëorld? ishte i pranishëm edhe ministri Klosi i cili tha se gratë janë një forcë e madhe e shoqërisë tonë dhe kemi nevvojë për më shumë të tilla në postet drejtuese.Klosi theksoi se prioritet i qeverisë janë programet me të rinjt dhe për të rinjt pasi nuk ka ndryshim pa përfshirjen e të rinjve.