Ura mbi Mat u shemb 7 vjet më parë 33 nxënësit ende kalojnë në ujë

Report TV 2015-09-22

Views 1

KURBIN- 33 nxënës të fshatit të Shkopetit në Kurbin, për çdo ditë vënë jetën e tyre në rrezik për të ndjekur rrugën e dijes. Prej 7 vitesh ura mbi lumin Mat që mundësonte kalimin e banorëve në krahun tjetër të fshatit është shembur. Hapja e porteve të Hec-eve që ndodhen në këtë zonë e shkatërroi duke paralizuar edhe jetën e këtyre banorëve.

Këta nxënës të kthyer në kohërat e Migjenit, shkojnë në shkollë duke kaluar mbi këtë sajesë mbi ujë. Situata vështirësohet gjatë dimrit, kur rrjedha e lumit bëhet më e rrezikshme.

Një urë e mirëfilltë u ka shërbyer këtyre banorëve vetëm para viteve 90-të dhe më pas ura ajo u shkatërrua. Banorët ndërtuan me nismën e tyre një urë prej dërrase, por ajo nuk i reziston rrjedhës së fortë të lumit.

Ndërsa banorët e fëmijët çdo ditë përpëliten në hallin e tyre, deri më sot askush nga pushteti vendor nuk ka bërë asgjë për ta.

Share This Video


Download

  
Report form