Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Halimi thotë se nuk është dakord me projektligjin e propozuar nga Partia Socialiste për dekriminalizimin. Në intervistën ?5 pyetjet nga Babaramo?, Halimi shprehet se me këtë projektligj shpëtojnë të zgjedhurit vendorë si Artur Bushi dhe Elvis Roshi dhe të tjerë, të cilët tha ai janë me rekorde kriminale në të kaluarën e tyre.
?Problematika që ka politika sot ka të bëjë me eliminimin e disa eksponentëve. Nëse miratohet ligji i Ramës, shpëtojnë Artur Bushi, Elvis Roshi e të tjerët?, u shpreh ish-ministri i Drejtësisë. ?U përdorën me idenë se Rama do i kishte nën kontroll. Në fakt nuk i ka nën kontroll. Ramës nuk i duhet ligj që të largojë nga administrata të inkriminuarit.?
Halimi gjatë intervistës theksoi se, PD nuk do të japë konsensus për reformën në sistemin e drejtësisë pa u miratuar më parë reforma për dekriminalizimin. ?Pa u bërë dhe pa u zbatuar marrëveshja e parë me PS-në për dekriminalizimin nuk mund të ketë marrëveshje të dytë. Marrëveshja e parë është e dekriminalizimit. Një deputet me rekorde kriminale nuk mund të votoje për reformën në drejtësi?, u shpreh ish-ministri i Drejtësisë.