Dy gjyqtarët e arrestuar, Parashqevi Ademi e Gjykatës së Lezhës dhe Rasim Doda nga Gjykata e Sarandës janë njohur këtë të hënë me akuzat që rëndojnë ndaj tyre ajo e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës.
Seancat për dy gjyqtarët nën akuzë u zhvilluan pranë krimeve të rënda, ku ra në sy mungesa e gjyqtares Ademi e cila nëpërmjet avokatit kërkoi gjykim të shkurtuar.
Ademi u prangos së bashku me avokatin, Gjovalin Ndokaj nën akuzën e marrjes së dy qind mijë lekëve në këmbim të favorit për dhënin e një vendimi ndaj një qytetari.
Gjykata pranoi kërkesën e Ademit për gjykim të shkurtuar duke lënë seancën e radhës në tetor ku do të paraqiten dhe konkluzionet e akuzës.
Ndërsa gjyqtari Doda kërkoi shtyrje të seancës për tu njohur me aktet dhe në një reagim për mediet pasi ai është nën masën e sigurisë arrest në shtëpi mohoi akuzat duke e cilësuar procesin ndaj ti sit ë montuar.
Doda u arrestua pas hetimeve të prokurorisë ku gjyqtari ishte përfshirë në një ryshfet prej 80 mijë euro në këmbim të një vendimi civil në Gjykatën e Sarandës.