Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ndryshimi i sistemit të taksave dhe tatimeve në fund të vitit 2013 kur e majta sapo kishte ardhur në pushtet, shkaktoi një reaksion zinxhir nga biznesi drejt politikës. Shoqatat e fasonëve u grupuan në reshtin e parë të bizneseve që shtruan një presion pozitiv ndaj qeverisë duke folur me gjuhën e kontributorëve të mëdhenj në ekonomi pasi ze 1 të tretën e totalit të eksporteve dhe ka një peshë të rëndësishme në sektorin e punësimit me 100 mijë të punësuar.
Fasonët kishin mbështetjen e LSI, parita kryesore e dytë në qeverisje pa votat e se cilës nuk mund ta kalonte paketa fiskale. Bisedimet nisën mes dy partive për të mbërritur në momentin kur LSI kish marrë premtim nga qeveria se në pranverën e 2014 fasonët do të trajtoheshin me një paketë më vete lehtesuese. Ndaj dhe kjo forcë politike e griu kushtëzimin e votës së saj në votimin e paketës e rë fiskale në fund të vitit 2013.
Petrit Vasili dhjetor 2013: Qeveria dha garancinë e saj për një impenjim të plotë dhe për një trajtim të një pakete integrale të çështjes së biznesit fason duke konstatur që një zgjidhje e tillë është një zgjidhje më e plotë dhe është zgjidhja më afatgjatë. Ne e kemi pranuar që një zgjidhje e tillë do të ishte më e plotë dhe hartimi i një pakete brenda pranverës së këtij viti dhe mundësia e ardhjes së saj në parlament e bën të domozdoshme pezull këtë paketë në pritje të një pakete tjetër.
Qeveria e mbajti premtimin e kohës dhe hartoi paketën me mbi 40 pika që u mendua ti vijë në ndihmë biznesit fason, por duket se sot pas më shumë se një vit nga miratimi i saj në pranverën e viti të shkuar ajo nuk ka mbajtur premtimin e përmbajtjes së kësaj pakete, megjithëse ajo ishte larg kërkesave themelore të biznesit fason, qe kishin lidhje me pezullimin e pagës minimale për dhjete vjet, uljen e tatim fitimit nga 15 në dhjetë siç ishte në paketën ekzistuese fiskale, rritjen e fondit të punësimit dhe lehtësi në dogana heqjen e TVSH për makinerite.
E megjithate dicka u arrit, një rrugë e gjatë për të mbërritur në disa lehtësira.Kryeministri e prezantoi vetë paketën përballë fasonëve madje falenderoi dhe përfaqësuesit që arritën të përcojne shqetësimet në menyrën e duhur?
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/fasonet-dhe-industria-e-bukes-perballe-paketes-lehtesuese-te-pranveres-2014/
Klikoni per te pare te gjitha puntatat e emisionit "Insight" http://www.oranews.tv/emision/insight/