Apeli i Panaritit: Fermerët të formalizojnë prodhimet, përfitojnë subvencione

Ora News Lajme 2015-09-22

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në kuadër të aksionit kundër tregtimit të jashtëligjshëm, ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti i bën thirrje fermerëve të formalizojnë shitjen e prodhimeve si rruga që i çon në përfitmin e subvencioneve.
Panariti thotë se prodhimet do të regjistrohen në pikat e grumbullimit, numri i të cilave do të shtohen, duke nisur nga një pikë grumbullimi që do ngrihet ne Maliq.
Cfare duhet të ndodhë në treg që këto pamje të mos i shohim më. Që tregtarët të shesin mallin e tyre dhe shteti të marrë ate që i takon.
Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti I bën thirrje fermerëve të formalizojnë shitjen e prodhimeve bujqësore dhe blegtorale. Në kuadër të formalizimit të tregtimit, Panariti thotë se respektimi i ligjit do t?i sjellë vetëm përfitime fermerëve, siç janë subvencionet.
Edmond Panriti: Skema tashmë të mbështetjes financiare do të kenë si parakusht identifikimin dhe regjistrimin e prodhuesit dhe njëkohësisht skemat e mbështetjes së BE, të cilët janë jo të pakta. Kanë si parakusht që fermeri të jetë i identifikuar dhe i regjistruar në mënyrë që të përfitojnë nga skemat e mbështetjes, qofshin këto grantë, qofshin këto kredi.
Ministri Panariti premton edhe shtim të pikave të grumbullimit të prodhimeve të fermerëve. Kjo proçedurë do ndodhë edhe me tregtarët e vegjel që kryesisht prodhimin e tyre e sigurojne nga siperfaqet e mbjella pranë shtëpive dhe bagëtitë.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/apeli-i-panaritit-fermeret-te-formalizojne-prodhimet-perfitojne-subvencione/

Share This Video


Download

  
Report form