Amnistia shpëton deputetin e PD në akuzë vetëm për shkatërrim prone

Report TV 2015-09-22

Views 1

TIRANË - Gjykata e Lartë pushon njërën nga akuzat ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Astrit Veliaj, akuzuar nga Prokuroria e Përgjithshme për ndërtim të paligjshëm dhe shkatërrim prone. Në seancë e dytë gjyqësore pas asaj të datës 13 korrik, Kolegji Penal vendosi të pushojë hetimin gjyqësor ndaj deputetit Veliaj për akuzën e ndërtimit të paligjshëm, me argumentin se kjo vepër penale është amnistuar prej muajit gusht.

Ndërkohë Gjykata e Lartë vazhdon gjykimin kundër deputetit të djathtë Veliaj për akuzën e shkatërrimit të pronës publike. Sipas hetimeve, ka rezultuar se deputeti Veliaj, njëherësh pronari i universitetit ?UFO?, ka shkatërruar godinat me vlerë 10.4 milionë lekë të ish-Drejtorisë së Policisë së Fier, dhe mbi rrënojat e tyre ka ndërtuar filialin e universitetit. Objekti 4-katësh me një kullë në mes, është ndërtuar pa pasur lejen ndërtimore të lëshuar nga Bashkia e Fierit.

Deputeti i djathtë mësohet të jetë shprehur pas vendimit të pushimit të akuzës së ndërtimit të paligjshëm, se do të kërkojë shpjegime përse është ngritur ky hetim ndaj tij. Më herët, për te gjitha akuzat e ngritura deputeti Veliaj është shprehur se ka qenë në përputhje me ligjin.

Share This Video


Download

  
Report form