PD: Tahiri të japë dorëheqjen të përballet me drejtësinë

Report TV 2015-09-22

Views 1

Partia Demokratike ka kërkuar sërish dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit i cili sipas PD-së duhet të japë llogari përballë drejtësisë.

Në një deklaratë për mediat deputeti demokrat Flamur Noka vazhdoi akuzat për Tahirin i cili sipas tij është i lidhur me krimin.

?Largohu një orë e më parë e shko para drejtësisë përpara sa zollumi të kthehet në një ortek popullor që nuk ndalet më.Çdo ditë që kalon me Saimir Tahirin si Ministër i Brendshëm, është një zmadhim i inkriminimit, është një dhunim ligjit, një shkelmim i çdo standardi e norme në këtë vend. Për 10 ditë me radhë, ai nuk u përgjigj për akuzat më të rënda që i janë bërë ndonjë ministri të brendshëm si i lidhur këmbë e krye me bandat e trafikut të drogës, akuza të bëra nga një oficer i lartë policie, me prova e fakte konkrete?- u shpreh Noka.

Deputeti i opozitës vazhdoi sulmin ndaj Tahirit i cili sipas tij i ka dhënë bandave kriminele jo vetëm makinën por edhe imunitetin.

Noka nënvizoi se Tahiri ka shitur makinën e tij pa e deklaruar ndërsa shtoi se ky automiet është përdorur nga trafikantët e drogës.

?Saimir Tahiri nuk u kishte dhënë atyre thjesht makinën, të gjithë jemi të qartë. Bashkë me makinën personale, u kishte dhënë imunitet, u kishte hapur rrugët, u kishte hapur dyert. Trafikantet me makinen e ministrit bënin çtë donin dhe kudo ku kalonin vetem nderoheshin nga punonjesit e policise?- tha Noka.

Deputeti demokrat përfundoi fjalën e tij duke thënë se siguria është shkatërruar ndërsa vendi po kontrollohet nga bandat dhe trafikantët e drogës.

Share This Video


Download

  
Report form