Në një njoftim për mediat Ministria e Finacave thekson se Shqipëria doli nga ky process fal progresit të bërë mbi një sërë çështjesh serioze, duke plotësuar të gjitha mangësitë e adresuar në funksion të të standarteve ndërkombëtare .
Përparime janë bërë në aspektin legjislativ, bashkërendim ndërinstitucional dhe forcim të kapaciteteve teknike, masa këto të cilat kanë ndikuar në rritjen e efikasitetit të sistemit parandalues dhe goditës në këtë fushë. Përpjekjet e qeverisë shqiptare dhe institucioneve të vendit janë mbështëtur dhe janë konfirmuar dhe nga partnerët ndërkombëtar.
Dalja nga procedura aktuale e monitorimit është më rëndësi të veçantë për vendin tonë pasi së pari konfirmon efektivitetin e masave të ndërmarra tashmë nga autoritetet shqiptare në parandalimin e pastrimit të parave dhe krijon një bazë solide për ecurinë e mëtejshme të vlerësimit të vendit tonë nga Komitetin Moneyval, që është parashikuar të kryhet në vitin 2017.
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Financave
Shqipëria del nga lista e monitorimit të Këshillit të Europës pas rezultateve pozitive në parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Mbledhja e Komitetit Moneyval të Këshillit të Evropës, që mbikqyr autoritetet shqiptare, ka konfirmuar këtë fakt, pas përmbushjes së detyrimeve ndërkombëtare në fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit nga ana e Qeverisë Shqiptare.
Vlerësimi pozitiv vjen pas progresit të arritur nga Shqipëria mbi një sërë çështjesh serioze që e kishin detyruar Këshillin e Europës të mbikëqyrte zbatimin real të standardeve ndërkombëtare në fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizimit.
Dalja nga procedura aktuale e monitorimit është më rëndësi të veçantë për vendin tonë pasi së pari konfirmon efektivitetin e masave të ndërmarra tashmë nga autoritetet shqiptare në parandalimin e pastrimit të parave dhe krijon një bazë solide për ecurinë e mëtejshme të vlerësimit të vendit tonë nga Komitetin Moneyval, që është parashikuar të kryhet në vitin 2017. Bazuar në rregulloren e Moneyval, vendet që kanë mangësi në zbatimin e rekomandimeve, i nënshtrohen një procedure të monitorimit (regular folloë-up) nga e cila duhet të kërkojnë të dalin brenda tre viteve pas miratimit të raportit të vlerësimit.