Tjetër monument në harresë, kulla 200-vjeçare e Zekajve drejt rënies

Report TV 2015-09-18

Views 1

LEZHË- Në Lezhë ka nisur të bjerë edhe një tjetër Monument Kulture që në letra mbrohet nga shteti. Kulla 200-vjeçare e Zekajve pësoi dëmtime në pjesën lindore të saj si pasojë e reshjeve të shiut që ranë ditët e fundit.

Muri anësor si dhe çatia ranë, por ky duket që të jetë vetëm fillimi i degradimit të plotë të këtij objekti me vlera të spikatura arkitektonike dhe historike.

Rreziku për shembjen e saj ishte paralajmëruar me kohë, por çuditërisht nuk mori asnjë vëmendje. Këtë fakt e prezanton edhe kreu i Forumit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Historike Kulturore Kombëtare Pal Trashaj.

Rrënimi i shtëpisë së Zekajve dëmton një pjesë të historisë, ekzistencën e qytetit të vjetër që u quajt Sheher, që sot është lagjja me të njëjtin emër ku ndodhet edhe ky objekt kulturor.

Share This Video


Download

  
Report form