Basha pas takimit me Lu: Të bëhet dekriminalizimi ose vendimi me qytetarët

Ora News Lajme 2015-09-17

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Çështja e dekriminalizimit ka qenë në qendër të diskutimit mes kryetarit të PD, Luzlim Basha dhe ambasadorit amerikan Donald Lu. Pas përfundimit të takimit në selinë blu që zgjati gati 45 minuta, kryeopozitari Basha tha në një deklaratë për mediat se dekriminalizimi do të bëhet dhe nëse nuk bëhet me vullnet të politikës do të merret një vendim bashkë me qytetarët.

Lulzim Basha: Janë takime intensive, ditë konsultimesh me partenerët tanë. Dekrimnalizmi, pra largimi i kriminelëve nga parlamenti nga pushteti vendor është prioriteti i Shqipërisë. PD dhe unë jemi të vendosur për ta çuar deri në fund. Kemi mbështetjen e plotë të ndërkombëtarëve. Jemi të vendosur që të ndërmarrim të gjitha hapat. Fokusi ynë mbetet zgjidhja instuitucionale brenda kornizës së marrëveshjes së 24 dhjetorit, në kuadër të ligjit për dekriminalizimin për të gjetur rrugën e përbashkët në mënyrë që Ligji për dekrimalizimin të jetë një ligj efektiv dhe jo një ligj kozmetik. Një ligj që vërtet bën për personat me rekorde kriminale të garojnë apo të mbajnë funskionet publike. Nëse qeveria e ka vullnetin të punojë mbi këto parime, në kemi mbështetjen edhe të ndërkombëtarëve, nëse jo opozita do të marrë vendim me qytetarët. Dekriminalizmi do të bëhet, mirë është të bëhet me vullnetin të të gjitha palëve, nëse jo do të bëhet edhe përkundër vullnetit nga ana e qeverisë edhe kryesisht të kryeministrit Rama.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/donald-lu-ne-seline-pd-takim-me-bashen/

Share This Video


Download

  
Report form