Protesta për ligjin, studentët vezë kokës sekretarit të MAS

Report TV 2015-09-17

Views 0

TIRANË- Diskutimi për arsimin e lartë sot në seancën plenare ka sjellë një sërë kundërshtimesh të dhunshme nga ana e studentëve të Universiteteve të Tiranës të cilët kanë dalë në protestë para parlamentit. Ata kanë qëlluar me vezë sekretarin e MASH Plarent Ndreca si dhe makinën e Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj gjatë kohës që ai hynte në shehsin para Parlamentit .Gjatë kësaj kohe ata janë përplasur fizikisht me forcat e rendit.

Në thirrjet e tyre studentët akuzojnë kuvendin si organ privat dhe jo si publik ndërkohë që pritet që parlamenti pas pak të nisë seancën plenare ku do të diskutohet ligji për arsimin e lartë.

Studentët kanë rreth një orë që janë mbledhur para parlamentit duke protestuar favorizimin që sipas tyre ky ligj i bën Privatëve.Vezët në çantat e studentëve janë të shumta sipas burimeve për shqiptarja.com

Share This Video


Download

  
Report form