Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, sëbashku me drejtues të qeverisë dhe të shoqatave të veteranëve morën pjesë në ceremoninë për 73-vjetorin e Konferencës së Pezës. Në fjalën e mbajtur gjatë këtij takimi, Veliaj theksoi se mesazhi që u dha 73 vite më parë qëndron aktual edhe sot.
?Konferenca e Pezës arriti të rendiste Shqipërinë krahas gjithë vendeve të tjera europiane që luftonin për këtë ideal dhe mesazhi i saj është po aq kuptimplotë edhe sot: Lipset bashkim dhe bashkëpunim i gjitha forcave politike që drejtojnë vendin drejt një qëllimi të përbashkët, zhvillimin dhe forcimin e shtetit shqiptar dhe renditjen e tij krahas vendeve të zhvilluara të familjes së madhe evropiane?,- deklaroi Veliaj Sipas tij, 73 vite më përpara në Pezë ëndërrimtarë dhe njerëz të patrembur u mblodhën për t?u siguruar brezave të ardhshëm lirinë.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës theksoi se kjo ceremoni zhvillohet për të përkujtuar luftën e tyre të madhe dhe për t?i falënderuar me premtimin se një gjeneratë e re ka ardhur për të punuar dhe për të luftuar në të njëjtin shembull.
?Do të jemi të bashkuar ne dhe ju, të dy gjeneratat, për të siguruar dhe zhvilluar të ardhmen për fëmijët e Shqipërisë. Me të njëjtin frymëzim do të punojmë edhe në Bashkinë e re të madhe të Tiranës, që edhe vetë emri i këtij institucioni i ka rrënjët në fjalën bashkim?,- tha Veliaj.
Më tej, ai theksoi se është një nga mënyrat më të mira për të falenderuar Pezën është zhvillimi i kësaj zone. Kryebashkiaku deklaroi se do të projektohen vepra konkrete që do të sjellin zhvillimin e kësaj zone, prodhimtarinë bujqësore dhe blegtorale, nevojat që kanë fermerët dhe ata që vendosin të jetojnë në zona rurale të Tiranës .
Prej 3 ditësh Bashkia e Tiranës po organizon një sërë aktivitetesh në Pezë. Ditën e sotme është parashikuar panairi i produkteve vendase, ekspozitë fotografie dhe vizita në muzeun e Pezës.