Arben Ahmetaj, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes shprehet se Shqipëria ka dalë nga kriza ekonomike dhe ka një ekonomikë e cila nuk është e varur nga importet.
Gjatë intervistës ?5 Pyetje nga Babaramo?, Ahmetaj thotë se të majtët e morën drejtimin e vendin me një nivel të lartë borxhi, që ishte akoma edhe më i lartë nga borxhi i padeklaruar.
Pavarësisht kësaj, gjatë vitit 2014 ekonomia shënoi një rritje prej 2.1%, ndërsa në tre muajt e parë të këtij viti ishte në nivelin 2.82%. Ahmetaj nënvizon se në bazë të borderosë kemi një rritje të numrit të të punësuarve me 106 121 vende të reja.
Ministri u shpreh se, në 3 mujorin e parë të këtij viti u shënuan rekord në tërheqjen e investimeve të huaja me 268 milionë euro investime të huaja.
Intervista
Ekonomia pa dyshim mbetet argumenti kryesorë politik jo vetëm në Shqipëri por në çdo vend të Botës dhe për këtë arsye sot jam zhvendosur në zyrën e ministrit të Ekonomisë zotit Arben Ahmetaj për të folur për situatën ekonomike në Shqipëri.
Përse Shqipëria pas 5 vjetësh ende nuk po rimerr atë ritmin ekonomik të rritjes që kishte para 5 vjetëve një rritje ekonomike që shkonte nga 5% ,7 % kishte raste edhe 9 %, ndërkohë që statistikat për 2015 parashikojnë një rritje diku tek 2%.