Starton “KoKo Fest” në Korçë, 12 trupa teatrore në garë për komedinë më të mirë - Ora News-

Ora News Lajme 2015-09-15

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mbahet në Korçë për të dytin vit radhazi Festivali Mbarëkombëtar i Komedisë ?KoKo Fest?. Protagonistë janë artistët e 12 trupave teatrore nga mbarë trevat shqipfolëse, Shqipëri, Kosovë e Maqedoni. Përfundimi i Festivalit do të jetë në 21 shtator, përmes një ceremonie ku do të vlerësohen artistë të brezit të vjetër e të ri.
Çel siparin edicioni i dytë i Festivalit Mbarëkombetar të Komedisë në Korçë.
?KoKo Fest? vlerësohet si një nga aktivitetet kulturore më të rëndesishme të jetës kulturore në qytetin e serenatave.
Nata e parë nisi me shfaqjen e trupës vendase, një komedi e titulluar ?Perëndesha e Dashurisë? me autor të mirënjohurin Pirro Mani dhe regjisor Spiro Duni.
Festivali i Komedisë mbahet në teatrin ?Andon Zako Çajupi? dhe do të përfundojë në datën 21 shtator, përmes një ceremonie ku do të vlerësohen artistë të 12 trupave pjesëmarrëse nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.


Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/kultura/starton-koko-fest-ne-korce-12-trupa-teatrore-ne-gare-per-komedine-me-te-mire/

Share This Video


Download

  
Report form