Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rikthehet bursa për nxënësit ekselent në kryeqytet .Vetë nxënësit por edhe prindërit shprehen se pavarësisht se shuma është e vogël, bursa është një stimul për të studiuar më shumë.Kryebashkiaku premtoi se me buxhetin e ri do të rikthehet trajtimi me bursë për 100 nxënësit e shkëlqyer të Tiranës.Ndërkohë që Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, premtoi se do ti kushtohet më shumë vëmendje zhvillimit të arsimit në vend.
Nxënësja: ?Jo se është diçka që të ndihmon shumë, por thjesht diçka modeste?.
Nxënësja: ?Vlerësim i meritave. Nxënësi mund ti përdorë për nevojat e tij, apo për të blerë diçka të re?.
Nxënësja: ?Nuk është se do të na vlejnë shumë, gjithsesi fakti që vlerësohemi na bën të ecim më përpara?.
Prindi: ?Kjo do të jetë një ndihmë e madhe jo vetëm për fëmijën tim por për të gjithë nxënësit e ekselencës?.
Edhe pse e vlerësojnë rikthimin e bursës, nxënësit ekselent shprehen se shuma që marrin është shumë e vogël.
Kryebashkiaku, Erion Veliaj, përtej rikthimit të bursës për nxënësit ekselentë, premtoi edhe publikimin e fotove të 100 më të mirëve në Tiranë si dhe krijimin e Këshillit rinor.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/nxenesit-e-ekselences-veliaj-propozon-rikthimin-e-bursave-per-me-te-miret/