Gjyqi i imamëve shtyhet sërish, prokurorja me shërbim jashtë shtetit

Ora News Lajme 2015-09-15

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mungesa e Prokurores është bërë shkak për shtyrjen e seancës në ngarkim të grupit të imamëve. Burime nga Gjykata e Krimeve të Rënda bëjnë me dije se Prokurorja ndodhet me shërbim jashtë shtetit, ndërkohë që duhet të ishte seanca e 21-të në ngarkim të 9 personave të akuzuar se do të kryenin vepra terroriste.
Mungesa e Prokurores së çështjes ka çuar në një tjetër shtyrje të atij që njihet si gjyqi i grupit të xhihadistëve në gjykatën e krimeve të rënda.
Edhe pse 9 të pandehurit ishin të pranishëm në gjykatë, një justifikim i prokurores së çështjes Elizabeta Ymeraj se ishte me shërbim jashtë shtetit ishte shkaku i shtyrjes së seancës për në 22 shtator.
Në seancën e radhës është parashikuar të jenë edhe dëshmitarë të çështjes, mes tyre edhe dy imamë të vetëshpallur Genci Balla dhe Bujar Hysa.
Grupi akuzohet për rekrutimin e personave që më pas do të kryenin vepra terroriste, ose financim të terrorizmit.
Ajo që ka rënë në sy është se ndryshe nga herët e tjera është parë një qetësi në radhët e familjarëve të të akuzuarve.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/gjyqi-i-imameve-shtyhet-serish-prokurorja-me-sherbim-jashte-shtetit/

Share This Video


Download

  
Report form