Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shumica dhe opozita u ballafaquan sot në Komisionin e Ekonomisë me argumentë të ndryshme lidhur me një marrëveshje që parashikon kredi për investime në rrjetin e Ujësjellësave në disa zona rurale. Demokratët shprehën habi për kredinë në një kohe kur buxheti sapo u reduktua me 2.8 miliard lekë në këtë zë.
Komisioni i Ekonomisë u përfshi nga debate gjatë diskutimit të projektligjit për marrëveshjen e huasë me Fondin Shqiptar të Zhvillimit që parashikon investime në infrastrukturën e ujit të pijshëm me 24 milionë euro prej së cilës do të përfitojnë 75 mijë banorë të zonave rurale.
Ervin Bushati: Synimi i projektit është përmirësimi me ujë të pijshëm të popullësisë si dhe marrja e masave plotësuese në rast se paraqitet nevoja, ndërkohë që tarifat që do të paguajnë konsumatorët do të jenë të tilla që të mbulojnë kostot e furnizimit me ujë.
Opozita pranoi se projekti përmirëson kushtet e jetës së banorëve, por shtoi se kostot janë të papërballueshme për ata që jetojnë me ndihmë ekonomike.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/projekti-ujesjellesi-rural-24-milion-euro-investim-pd-rrit-kostot-per-te-varferit/