Studimi global hedh dyshime për rezultatet pozitive me “klasat inteligjente”

Ora News Lajme 2015-09-15

Views 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik ka hedhur dyshime për efektivitetin e përdorimit të teknologjisë në shkolla apo të klasave inteligjente, projekt që po zbatohet edhe në Shqipëri. Një studim i kryer në 70 shtete të botës ka treguar se nxënësit që kalojnë më shumë orë para tabletave dhe kompjuterave kanë rezultate më të dobëta sesa bashkëmoshatarët e tyre që nuk kanë kontakt aq të shpeshtë me teknologjinë.
Një studim global i Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik ka treguar se performanca e nxënësve nuk përmirësohet duke investuar në kompjuterat shkollorë apo klasat inteligjente, të cilat po aplikohen së fundmi edhe në Shqipëri.
Madje sipas studimit, përdorimi i shpeshtë i kompjuterave në shkollë prodhon rezultate më të ulëta.
Drejtori i edukimit në organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik Andreas Schleicher thotë se teknologjia në shklollë ka ngritur shumë shpresa të pavërteta. Raporti analizon impaktin e teknologjisë në shkolla duke u bazuar në rezultatet e testeve ndërkombëtare si testet e Pizas, që bëhen në 70 vende dhe që masin aftësitë dixhitale. Sipas dokumentit, sistemet arsimore që kanë investuar shumë në teknologjinë e informaiconit dhe të komunikimit nuk kanë prodhuar ndonjë përmirësim të ndjeshëm në lexim, matematikë apo shkencë.
Drejtori i edukimit në organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik Andreas Schleicher thotë se sistemet më të mira të arsimit si ato në Azinë Lindore janë treguar mjaft të kujdeshëm për të përdorur teknologjinë në klasat e tyre dhe ata nxënës që përdorin tableta dhe kompjutera shumë shpesh kanë rezultatet më të dobëta sesa ata që i përdorin më rrallë.
Ai merr si shmebull Singaporin ku nxënësit edhe pse i përdorin rrallë kompjuterat në klasë, janë të parët për aftësitë dixhitale.
Një nga gjetjet më zhgënjyese të raportit është se ndarja social-ekonokimike mes nxënësve në vend që të ulet nga përdorimi i teknologjisë, thellohet më shumë.
Sipas Drejtorit të Edukimit në organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik Andreas Schleicher klasat inteligjente mund të jenë një shpërqëndrim për nxënësit dhe nxitje që ata ti gjejnë përgjigjet e detyrave të shtëpisë në intenet.
Por pavarësisht gjithë këtyre gjetjeve ta raportit, ai thotë se ato nuk duhet të përdoren si një shfajësim për të mos përdorur teknologjinë në shkolla, por si një shtysë për të gjetur një qasje më efektive në përdorimin e saj.


Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/lifestyle/studimi-global-hedh-dyshime-per-rezultatet-pozitive-me-klasat-inteligjente/

Share This Video


Download

  
Report form