Rama shkrin të gjitha strukturat e Partisë Socialiste në Lezhë - Ora News-

Ora News Lajme 2015-09-10

Views 8

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama shkrin të gjitha strukturat e Partisë Socialiste në Lezhë.
Vendimi është marrë dje por është mësuar sot paradite, 10 shtator 2015.
Gazetari i Ora News Elvis Hila informoi se Partia Socialiste në Lezhë do t?i nënshtrohet procesit zgjedhor dhe se Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla është deleguar për procesin e riorganizimit të PS Lezhë.
Kryeministri Rama ishte dje i pranishëm në Lezhë ku zhvilloi një takim me strukturat e Partisë Socialiste. Dorëzimi i mandatit të deputetit Arben Ndoka duket se ka shqetësuar kreun e PS-së Edi Rama. Në takimin larg syve të medias ishte dhe Arben Ndoka por dhe kreu i bashkisë së Mirditës, i cili figuron i katërti në listën e PS-së për qarkun e Lezhës në zgjedhjet e qershorit të 2013.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/rama-shkrin-te-gjitha-strukturat-e-partise-socialiste-ne-lezhe/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS