“Siguria” komision i kriminelëve, Braho: Të vihet para përgjegjësisë - Ora News - Lajmi i fundit

Ora News Lajme 2015-09-09

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Komisionit të Sigurisë Spartak Braho i kërkon Presidentit Bujar Nishani, kreut të Kuvendit Ilir Meta dhe ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli vënien para përgjegjësisë ligjore për gjeneralin Pirro Ahmetaj, i cili është dhe këshilltar ushtarak i presidentit.
Në një prononcim të tij Pirro Ahmetaj e konsideronte komisionin e Sigurisë, komision të turpit, kriminelëve dhe perversëve.
Burime pranë komisionit të Sigurisë bëjnë të ditur se Braho kërkon nisjen e procedurave disiplinore dhe marrjen e masave që parashikon ligji për këtë rast, duke u nisur nga një intervistë e gjeneralit.
Në letrën e Spartak Brahos nënvizohet se prononcimi publik I gjeneralit Ahmetaj është një ngjarje e rëndë dhe shkleje e paprecedentë e marrdhënieve institucionale, shkelje e ligjit, e statusit të ushtarakut si dhe fyerje ndaj veprimtarisë së Komisionti të Sigurisë.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/keshilltari-i-nishanit-siguria-komision-i-krimineleve-braho-do-vihesh-para-pergjegjesise/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS