Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në Federatën Shqiptare të Futbollit u takuan ambasadori i Serbisë, Miroljub Zaric dhe Presidenti i FSHF-së, të cilët folën për ndeshjen e 8 tetorit, Shqipëri-Serbi në Elbasan Arena.
Zaric: ?Ne kemi besim 100% për institucionet për organizimin e mirë. Federata ka eksperiencë shumë të madhe. Mikëpritja është traditë e të gjithëve në Ballkan. Jam i sigurtë që nuk do ketë problem. Roli i medias është i rëndësishëm?.
I pari i futbollit në Shqipëri paralajmëroi që nëse ndodh gjë, përgjegjësia do të bjerë mbi ne.
Armando Duka: ?Tema e bisedës ishte bashkëpunimi për organizimin e ndeshjes së 8 tetorit. Kemi nevojë për pikët dhe për t?i shërbyer klasifikimit duhet të bëjmë çdo gjë mirë. Çdo lloj incidenti do na penalizonte. Megjithatë jam i sigurtë që nuk do ndodhë gjë. Nuk kam frikë nga droni, por kreativiteti i shqiptarëve mund të jetë i ndrsyhëm kështu që nuk e dimë ç?do ndodhi. Më shumë frikë kam nga dikush që nuk është shqiptar se sa nga shqiptarët?.
Për më shumë klikoni në http://sport.oranews.tv/shqiperi-serbi-zaric-kemi-besim-tek-siguria-ne-shqiperi-duka-frikesohem-nga-te-huajt/