Me hapjen e dosjeve dhe lustracioni, drafti i Avokatit të Popullit së shpejti në Kuvend

Ora News Lajme 2015-09-09

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT


Në një tryezë të thirrur nga avokati i popullit dhe OSBE për të kaluarën komuniste në vend u arrit në përfundimin se Shqipëria ka nevojë të shkëputet nga kjo e shkuar përmes hapjes së dosjeve, një proces që mbështetet në ligjin e miratuar pak kohë më parë në kuvend.
Hoffmann: ?E kaluara komuniste ka qënë perherë një temë delikate për Shqipërinë. Por miratimi i ligjit per hapjen e dosjeve nga parlamenti është një hap pozitiv por që duhet të shoqërohet pa debate politike. Ndjej keqardhje që ata që ishin pro procesit për hapjen e dosjeve u përfshinë në debate për lustracionin.Kjo është çështje e cila duhet trajtuar duke shmangur debatet?.
Për ambasadorin e OSBE, Florian Rauning, procesi i hapjes së dosjeve duhet të vijojë normalisht dhe pa debate:
Florian Rauning: ?Çdo hap që shkon drejt një trajtimi të kohës së kaluar, të kohës së diktaturës, një trajtim serioz, patjetër është një hap i mirë dhe i duhur. Nëse ka një debat të frytshëm ne jemi gati të asistojmë?.
Në mbështetje të deklaratave të dy ambasadorëve avokati i Popullit, Igli Totozani deklaroi se shumë shpejt institucioni që ai drejton do të rekomandojë në kuvend një ligj për lustracionin dhe kërkoi që politika të mos e bllokojë atë:

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/hoffmann-lustracioni-duhet-trajtuar-duke-shmangur-debatet-2/

Share This Video


Download

  
Report form