Kryeministri, Edi Rama i është përgjigjur një prej kërkesave të liderit të opozitës të vendosur pak ditë më parë. Kreu i PD-së, Lulzim Basha mes 5 kërkesave tha se mazhoranca duhet të miratojë brenda shtatorit ligjin për dekriminalizimin.
Rama duke iu përgjigjur Bashës në intervistën ?5 pyetjet nga Babaramo? shprehet se nuk pranon afate të vëna nga opozita si dhe nuk është njohur me propozimin e opozitës për këtë iniciativë.
?Nuk e njoh projektin e opozitës dhe nuk pranoj afate të vëna nga opozita. Sigurisht që opozita është e mirëpritur të bashkëpunojë jo vetëm për këtë projekt por për cdo projekt tjetër. Për sa na takon ne nuk flasim as shumë por bëjmë shumë më tepër seç flasim dhe besoj që edhe opozitës i takon të shikojë mirë radhët e veta të mos bëj as prokurorin as gjykatësin. Dhe për më tepër atyre që në krye të opozitës bëjnë prokurorin dhe gjykatësin i takon që të reflektojnë mbi faktin që janë objekte dhe subjekte të drejtësisë pavarësisht se në Shqipëri drejtësia ende është e munguar në këtë aspekt?, u shpreh Rama.
I pyetur për arrestimin e Armando Prengës, Rama shprehet se, ?në Shqipëri ka filluar një kapitull i ri ku pandëshkueshmëria e famshem që e bëri Shqipërinë turpin e botës ka marrë fund?.
Lidhur me akuzat dhe kërkesën e opozitës për dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, Rama u përgjigj se, ?ministri i Brendshëm ka jo vetëm mbështetjen por ka dhe të gjithë respektin dhe admirimin tim për vendosmërinë e tij në këtë luftë jo vetëm me krimin por dhe me politikën që bëhet me krimin?.
Ndërsa për 155 milionë euro që mungojnë në buxhetin e shtetit në 7 muaj, Rama tha se ?është e gjitha rezultat i një sërë faktorësh, që nga njëra anë kanë të bëjnë me konjukturat ndërkombëtare?.
Kurse për akuzat e ish-oficerit të policisë Dritan Zagani, kryeministri tha: ?Çfarë prisni ju të thotë një njeri që arratiset në shkelje të vendimit të gjykatës dhe që është i akuzuar për dekonspirim të operacioneve të policisë kundër drogës, përvecse të bëjnë atë që bëjnë të gjithë hajdutët kur kapen dhe thonë kapni hajdutin.?
Rama komentoi edhe deklaratën e Vuçiç "unë jam një lider lokal, ndërsa Rama është lider botëror.? ?Ka qenë një batutë shumë dashamirëse dhe më ka bërë mjaft për të qeshur?, tha Rama.