OSBE/ODIHR publikon raportin: zgjedhjet e 21 qershorit u politizuan

Report TV 2015-09-08

Views 0

Ndryshe nga proceset zgjedhore të mëparshme, për 21 qershorin misioni vëzhgues i OSBE/ODIHR nuk ka përfshirë në raportin përfudimtar togfjalëshin tradicional nëse zgjedhjet i përmbushën apo jo standartet. Megjithatë në raportin përfundimtarë nuk përjashtohet politizimi i institucioneve shtetërore

Zgjedhësit kishin mundësinë të zgjidhnin midis një spektri të qartë kandidatësh ku përgjithësisht u respektuan liritë themelore të shprehjes dhe tubimit, ndërkohë politizimi i vazhdueshëm i institucioneve shtetërore, dëmtoi administrimin efikas të pro?esit zgjedhor

Në raportin përfundimatr, mision i vëzhgusëve të ODIHR adreson kritika në drejtim të punës së KQZ, kur flitet për politizim të KQZ si inistitucioni më i lartë i administrimit të zgjedhjeve.

Komisioni Qendror Zgjedhor funksionoi përgjithësisht në mënyrë të hapur, me seanca publike të ndjekura rregullisht nga vëzhguesit, media dhe përfaqësuesit e partive. Megjithatë, natyra e diskutimeve të politizuara të KQZ-së solli vendime të paqëndrueshme, të cilat dëmtuan besimin e publikut në pavarësinë e administrimit zgjedhor. Nuk u respektuan disa afate, përfshirë caktimi i komisioneve të niveleve të dyta dhe regjistrimi i kandidatëve. KQZ-ja duhej të siguronte më mirë drejtimin dhe mbikqyrjen e fazave ky?e të pro?esit zgjedhor

Raporti i OSBE/ODIHR përmend edhe blerjen e votës si një nga problemet e këtyre zgjedhjeve, çësHtje për të cilën ka patur akuza për blerje direkte të votave të familjarëve ose marrjen e kartave të identitetit ditën përpara zgjedhjeve. Raporti i detajuar i zgjehjdev lokale të 21 qershorit në Shqipëri flet gjithashtu për presion të ushtruar nga koalicioni qeveritar mbi nëpunësit publikë, për të marrë pjesë në aktivitet, përndryshe kërcënoheshin me humbjen e vendit të punës. - See more at: http://shqiptarja.com/Politike/2732/osbe-odihr-publikon-raportin-zgjedhjet-e-21-qershorit-u-politizuan-313962.html#sthash.MgUBBtUo.dpuf

Share This Video


Download

  
Report form