Euro ’16 ëndrra vazhdon, kuqezinjtë “Fati i kualifikimit në dorën tonë”

Report TV 2015-09-08

Views 11

Trishtimi per humbjen perballe Portugalise nuk ka ulur pritshmerite e Kombetares Kuq e Zi. Pas ndeshjes, futbollistet shprehen se fatin e kualifikimit e kane vete ne dore, duke premtuar se kjo do te arrihet qe ne ndeshjen me Serbine me 8 tetor. Per trajnerin De Biasi, ekipi meritonte mbreme barazimin.

...
I mërzitur për humbjen e pësuar në sekondat e fundit. Trajneri De Biasi analizon ndeshjen kundër Portugalisë duke nënvizuar se barazimi do ishte rezultati më i drejtë:

?Pjesën e parë vuajtëm shumë kualitetin e Portugalisë të kushtëzuar edhe nga rezultati që donim të merrnim. Pjesën e dytë luajtëm më mirë dhe krijuam raste gjithsesi pësuam gol nga një gabim që një ekip si i joni nuk duhet ta bëjë. Portugalia pati rastet e saj edhe ne krijuam mundësi dhe në minutën e 90-të menduam që do e merrnim barazimin të cilin e meritonim. Kemi edhe dy ndeshje dhe do mundohemi të marrim maksimumin për tu kualifikuar?, tha De Biasi.

Portugalia morri tre pikë që thuajse e kualifikojnë në Europian. Trajneri Santos në konferencë duket i çliruar:

?Skuadrat mund të fitojnë me gol që në minutat e para apo edhe në minutë të fundit. E rëndësishme është që fituam ndaj një skuadre të vështirë si Shqipëria që ka një grup të fortë lojtare dhe disa talente?, - u shpreh Fernando Santos.

Të mërzitur jo vetëm për humbjen por më shumë për mënyrën sesi erdhi janë edhe futbollistet e Kombëtares.

Gjithsesi kuqezinjtë shprehen se fatin e kualifikimit e kanë vetë në dorë dhe prenotojnë biletën për në Francë që pas ndeshjes me Serbinë.

Portugalia mposhti Shqipërinë me golin në fund të Miguel Velosos dhe kryeson grupin I me 15 pikë. Kuqezinjtë mbajnë vendin e tretë me 11 pikë. Ylli i futbollit botëror Cristiano Ronaldo u tregua i ftohtë kur erdhi në Shqipëri dhe akull u largua. Edhe pse pas ndeshjes gazetarët donin qofte edhe dy fjalë nga kapiteni Ronaldo i injoroi totalisht.

Share This Video


Download

  
Report form