Arrestohet deputeti i PS-së Armando Prenga, Basha: Plagosi 4 persona në komisariatin e Laçit

Ora News Lajme 2015-09-05

Views 13

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Arrestohet deputeti socialist Armando Prenga. Lajmi konfirmohet për Ora News nga burimet e policisë.
Mësohet se arrestimi ka ndodhur pasi Prenga dyshohet se ka lidhje me një ngjarje të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Laç ku gjatë një konflikti mbetën të plagosur 6 persona. Katër nga të plagosurit janë rëndë, mes tyre i plagosur është edhe vëllai i deputetit Armando Prenga.
Gazetari i Ora News informon se konflikti ka motive pronësie dhe ndodhi mes familjes Cali dhe familjes Prenga.
Aktualisht deputeti Prenga ndodhet në Policinë e Tiranës.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/arrestohet-deputeti-i-ps-se-armando-prenga-basha-plagosi-4-persona-ne-policine-e-lacit/

Share This Video


Download

  
Report form