DURRËS - Kryetari i Partisë Demokratike në Durrës Osman Stafa depozitoi në prokurorinë e rrethit një padi ndaj kryebashkiakut të qytetit bregdetar Vangjush Dako për shpërdorim detyre, dëmtim të ambientit dhe shëndetit.
Në dosjen e dorëzuar pranë organit hetimor Dako akuzohet si përgjegjës për nivelin e lartë të ndotjes të shkaktuar në rrugën ende të papërfunduar që lidh Durrësin me parkun industrial të Porto Romanos.
Për opozitën mbi Vangjush Dakon rëndon e gjithë gjendja e ndotjes në të cilën ndodhet qyteti i Durrësit.