Ekopolitike – “Buxheti dhe të paligjshmit”

Ora News Emisione 2015-09-04

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Përballja e parë publike mes biznesit dhe Ministrisë së Financave për aksionin kundër informalitetit ka shkaktuar debate ne emisionin Ekopolitikë të gazetares Aurora Sulçe në çelje të sezonit të ri. Përfaqësuesit e sipërmarjes kanë akuzuar qeverinë se rritja e taksave ka shtuar evazionin dhe informalitetit dhe kanë kërkuar uljen e tyre.

Gjergj Buxhuku, administrator i Konfindustrisë: Politika e tanishme të shprehura në dy paketa fiskale të njëpasnjëshme të 2014 dhe 2015 e kanë nxitur evazionin fiskal.
Irena Beqiraj, zv.ministre e Financave: Kemi dëgjuar, kemi pasur taksat më të ulta, informalitetin e kemi pasur prap shumë të lartë. Politika fiskale në fund të ditës nuk është një drekë free.
Nikolin Jaka, kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë: Në tre prononcime të kryeministrit i cili është shprehur që lufta kundër informalitetit do ketë ndikim edhe në uljen e taksave. Urojmë që ulja e taksave të jetë e shpejtë.
Ndërsa për ish ministrin e Financave Arben Malaj, qeveria duhet të nxirrte përgjegjësit e rritjes së evazionit dhe informalitetit.
Arben malaj, ish ministër i Financave: Unë mbështes plotësisht çdo rritje të përgjegjësisë, por konkrete të atyre që ushqejnë këtë informalitet, thonë ti mos e merr licencën me merr mua në tel me jep pagesën mujore. Këta duhet të dalën të parët, mos u merrni me biznesin.
Zv.ministrja e Financave ka deklaruar se aksioni nuk do të jetë arbitrar dhe se do të ketë tolerime për bizneset që i janë drejtuar QKR-së për t?u regjistruar dhe për t?u pajisur me kasë fiskale.
Irena Beqiraj, zv.ministre e Financave: Do ketë besoj shtyrje të afatit, ne nuk kemi vendosur. Kjo nuk është që ne do dalim në rrugë tani dhe kë zumë zumë. Nuk është kjo ideja. ideja e parë është që të ndërgjegjësohemi .
Zv.ministrja e Financave ka bërë të ditur gjithashtu, se do të zbatohet ligji që parashikon penalitete ndaj biznesit që shkel ligjin, ku mospagesa e taksave konsidreohet vepër penale dhe mosmarrja e kuponit tatimor nga konsumatori ndëshkohet me gjobë.

Për më shumë klikoni në http://ekopolitike.oranews.tv/ekopolitike-buxheti-dhe-te-paligjshmit/

Share This Video


Download

  
Report form