A1 Report - Ristani:Trafiku i drogës me avionë vazhdon ende, kumbarët në qeveri

Report TV 2015-09-04

Views 0

Sipas Partisë Demokratike trafiku i drogës me avionë vazhdon ende sepse kumbarët e saj janë pjesë e qeverisë. Kjo deklaratë u bë mesditën e të martës nga sekretari pranë të djathtës Arben Ristani sipas të cilit asgjë nuk po ndryshon,vetëm pritet që trafikantët të zbulohen nga policitë e huaja.

"Avionë të vegjël të trafikut të drogës vazhdojnë fluturimet në zonën e Vlorës dhe Sarandës.Dëshmitarë okularë dhe burime serioze të policisë tregojnë se transporti i drogës me avionë të vegjël vijon dhe asgjë nuk bëhet për ta ndaluar këtë biznes kriminal.Nuk mund të ndalet ky biznes kriminal, sepse kumbarët e tij i ka në Polici, i ka në qeveri.
Edhe në rastin e pak ditëve më parë, ishte pala italiane që solli informacionin dhe zbuloi të gjithë mekanizmin e grupimin, që udhëhiqej nga shefi i Policisë së Vlorës"-tha Ristani.

Share This Video


Download

  
Report form