Berat, Vetëvritet me një plumb në gojë polici, qëlloi veten me armën e shërbimit

Ora News Lajme 2015-09-04

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një efektiv i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Berat, ka vrarë veten mbrëmjen e 3 shtatorit 2015 me armën e punës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orën 21:00 në periferi të lagjen ?Çelepias?, në zonën e quajtur ?Zona e Remës?.
Efektivi i policisë, Ilir Nano, 41-vjeç, bashkëjetonte prej disa vitesh në lagjen Çelepias, pas divorcit me gruan e parë, me të cilën kishte edhe dy fëmijë që jetojnë me nënën në qytetin e Poliçanit.
Mësohet se Nano ka dalë nga banesa pasditen e djeshme, duke marrë me vete edhe armën e shërbimit. Familjarët e tij, të shqetësuar pasi e kanë parë të marrë armën dhe nuk po kthehej në shtëpi, kanë dalë për ta kërkuar, por nuk e kanë gjetur.
Më pas ata janë njoftuar nga disa banorë që e kishin parë të shtirë në afërsi të Remës dhe të mbuluar me gjak.
Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie, Drejtori i Drejtorisë së Policisë Berat dhe Prokurori i Rrethit.
Pas kqyrjes së vendit të ngjarjes dhe hetimeve paraprake, policia ka konfirmuar se efektivi Nano është vetëqëlluar me një plumb pistolete në gojë.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/vetevritet-me-nje-plumb-ne-goje-polici-qelloi-veten-me-armen-e-sherbimit/

Share This Video


Download

  
Report form