Gjiknuri: Qeveria miraton 62 zonat e rrezikshme minerare, do revokohen 18 leje

Ora News Lajme 2015-09-02

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pas tragjedisë të fundit në minierën e Selishtës në Dibër, ku humbën jetën dy kushërinj sot ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri ka bërë publike miratimin e 62 zonave të rrezikshme minerare.
Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë, Gjiknuri tha se lejet minerare mbi zonat e rrezikshme do të revokohen.
?Qeveria miraton 62 zonat e rrezikshme minerare. Në këto zona nuk do të lejohet aktivitet minerar. Po ashtu ndalohet aktiviteti minerar në një pjesë të zonës D në Bulqizë. Lejet minerare mbi zonat e rrezikshme do të revokohen .18 leje rezultojnë pjesërisht ose plotësisht në territorin e rrezikshëm. Përcaktimi i zonave të rrezikut rrit sigurinë e minatorëve.?
?Objektivi ynë është rritja e sigurisë në punë?, tha Gjiknuri, i cili akuzoi qeverinë e mëparshme për dhënie lejesh në mënyrë kaotike.
?Jemi të vetëdijshëm që ka ende shumë punë për të bërë në këtë sektor që ka dalë jashtë binarëve në periudhën e qeverisjes së Partisë Demokratike?, u shpre Gjiknuri.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/gjiknuri-qeveria-miraton-62-zonat-e-rrezikshme-minerare-do-revokohen-18-leje/

Share This Video


Download

  
Report form