Sarandë, një grup fëmijësh gjen një bombë të Luftës së Dytë Botërore-Ora News-

Ora News Lajme 2015-09-02

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në detin Jon është gjetur një bombë që i përket Luftës së Dytë Botërore. Bomba ishte në brigjet e qytetit të Sarandës, pranë vendit të quajtur Limani i qytetit, dhe u pikas nga një grup fëmijësh që po freskoheshin në det.

Të kuriozuar nga predha luftarake, e kanë nxjerrë në breg dhe kanë luajtur për disa çaste me të, madje edhe e kanë përplasur në tokë, por fatmirësisht nuk ka shpërthyer.

Personi që e gjeti bombën i tregoi atë prindërve të cilët e hodhën në det dhe menjëherë e kane njoftuar policinë. Në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat e komisariatit të kufirit Sarandë të cilat e kanë konstatuar bombën duke zyrtarizuar që ajo i përket luftës së dytë Botërore. Sipas Komisariatit të kufirit, tashmë i ngelet policisë së rendit për ta lëvizur bombën.


Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/sarande-nje-grup-femijesh-gjen-nje-bombe-te-luftes-se-dyte-boterore/

Share This Video


Download

  
Report form