Zgjedhjet 2017, Rama u prezanton deputetëve të veriut dy kordinatorët

Ora News Lajme 2015-09-01

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri, Edi Rama, ka zhvilluar një takim në selinë e Partisë Socialiste me deputetë të qarqeve të veriut.
Të pranishëm ishin Ministra dhe deputetë nga Shkodra, Kukësi, Lezha dhe Dibra.
Ky takim u zhvillua për të caktuar koordinatorët e rajoneve të veriut dhe për të ndarë përgjegjësitë e tyre.
Burimet e Ora News në Partinë Socialiste thonë se në qëndër të diskutimeve ishin dhe zgjedhjet në strukturat e Partisë Socialiste, po ashtu diskutimet vijuan edhe për reformën në drejtësi.
Sipas reformës territoriale, vendi do të ndahet ne 6 rajone dhe kryeministri Edi Rama ka përcaktuar 2 koordinatorët.
Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati do të jetë koordinator i rajonit Shkodër- Kukës, ndërsa Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla është zgjedhur si koordinatore e qarkut Lezhë-Dibër.
Takimi i deputetëve të veriut është bërë pas takimit të Ramës me deputetët e qarkut të Vlorës.

Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/zgjedhjet-2017-rama-u-prezanton-deputeteve-te-veriut-kordionatoret-bushati-nikolla/

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS